RTSH 24 Live

Televizion

Nis “Ekspres” në RTSH 1/ Çdo ditë në orën 16.35, diskutohet aktualiteti i ditës

19/09/2023

Nis “Ekspres” në RTSH 1/ Çdo ditë në orën 16.35, diskutohet aktualiteti i ditës

Radio Televizioni Shqiptar do të sjellë për publikun nga e mërkura një emision te ri “Ekspres” drejtimin e të cilit i është besuar gazetarit, Nolian Lole.

“Ekspres” është një format që do të trajtojë për 25 minuta në mënyrë të zgjeruar temat aktuale të ditës.

Emisioni do të nisë pas edicionit të lajmeve në orën 16.35 e do të zgjasë deri në 17.00 ku nuk do të mungojnë të ftuarit dhe lidhjet direkte nga terreni.

“Ekspres” do te transmetohet nga e hëna në të premten në RTSH duke u përcjellë teleshikuesve një këndvështrim të plotë për të gjitha ngjarjet aktuale të ditës.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/