RTSH 24 Live

Art

Nis edicioni i 20 i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”

26/03/2024

Nis edicioni i 20 i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” rikthehet në datat 27, 28 dhe 29 mars 2024 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Edicioni i 20 i Festivalit do të nisi në natën e parë me talentet e rinj të operas do të interpretojnë në skenën e TKOB përballë Jurisë Ndërkombëtare, dhe dy net koncertore për t’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Juria ndërkombëtare edhe këtë vit, është e përbërë nga personalitete të njohura operistike botërore dhe kryesohet nga sopranoja Italiane Cecilia Gasdia, të cilët do të përzgjedhin fituesit mes 16-të zërave operistikë nga e gjithë bota.

Në konferencën për shtyp të dhënë nga organizatorët ishin të pranishëm 16 konkurrentët, të cilët do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja.

/ rtsh.al /