RTSH 24 Live

Muzikë

Nga prezantuesit tek surprizat e "The Miss Globe", Bida zbulon më shumë

12/11/2023

Nga prezantuesit tek surprizat e "The Miss Globe", Bida zbulon më shumë

Finalja e "The Miss Globe" po afron.

Më 17 nëntor, direkt nga Durrësi në ekranin e RTSH-së dhe në platformat digjitale do të kurorëzohet më e bukura e globit.

Producentja Alda Bida zbuloi në programin "E diela jonë" dy prezantuesit e këtij edicioni, moderatorin e njohur e të dashur Ermal Peçi dhe Mis Shqipërinë, Drita Ziri.

Bida u shpreh e lumtur për këtë përzgjedhje, duke vlerësuar edhe kiminë që të dy patën gjatë prezantimit të "Netëve të klipit shqiptar".

Gjatë bisedës në program, Bida zbuloi disa detaje nga spektakli.

"Ne sivjet kemi ftuar Elton Ilirjanin, i cili do të bëjë një performancë në Natën e The Miss Globe. Besoj që publiku do ta mirëpresë me duartrokitje ashtu siç e kanë pritur në gjithë botën. Donim të kishim një vajzë me pasaportë serbe dhe përgjigjja ishte që nuk kemi interes, por herë pas here këto tensione gjeopolitike përcillen. Vjet kemi pasur Armeninë dhe Turqinë, pPor vajzat këtë gjë nuk e reflektojnë me përplasje, pasi kanë një sjellje 'sisterhood'."

Me një karrierë shumë të gjatë në produksionet televizive, Bida u pyet edhe për zhgënjimet apo bashkëpunëtorët që ka fituar ose humbur ndër vite.

"Nuk harroj, por për të falur, fal. Unë kam rrugën time, kam natyrën që t'i pranoj njerëzit. Më zhgënjejnë komentet që hidhen lart poshtë. Heshtja është kapak floriri. Besoj tek karma. Kam pasur mundësi të bëj dëm, por s'i kam bërë dëm njeriut. Kam mundësi t'i bëj dëm njerëzve, por s'e kam bërë deri më sot."

/rtsh.al/