RTSH 24 Live

Politikë

Neza: Vetëm zgjerimi i koalicionit sjell PD-në në pushtet

28/03/2024

Neza: Vetëm zgjerimi i koalicionit sjell PD-në në pushtet

Analisti Sami Neza është shprehur në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se vetëm zgjerimi i koalicionit sjell Partinë Demokratike në pushtet.

Sipas tij, nëse kthehet ndryshimi i Kushtetutës së 2020-s, partitë e vogla lexohen shumë mirë brenda koalicioneve. Ndërsa shtoi se Rithemelimi është më e interesuar për një koalicion sa më të madh.

Nëse kthehet ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2020, partitë e vogla lexohen shumë mirë brenda koalicioneve dhe nëse futen në koalicion.

Rithemelimi, Partia Demokratike që mund të jetë me këtë emër, me këtë logo në zgjedhje është shumë e interesuar të ketë një koalicion sa më të madh.

Fitoret e Partisë Demokratike, edhe në 2005-n edhe në 2009-n kanë ardhur nga vargu i gjatë i koalicioneve.

Është mbledhur çdo votë, nuk ka ardhur si pasojë e protagonizmit vetjak të Partisë Demokratike. Koalicioni e ka sjellë atë në pushtet”, u shpreh Neza.

/rtsh.al/