RTSH 24 Live

Aktualitet

Neza: Pse SPAK nuk heton aktet korruptive të qeverisë?

16/04/2024

Neza: Pse SPAK nuk heton aktet korruptive të qeverisë?

“Nuk mund t'i vëmë në të njëjtën peshore akuzat, debatet por dhe sulmet që vijnë nga opozita në drejtim të SPAK me ato që mund të vijnë nga pushteti”, deklaron Sami Neza në emisionin “3D” të Alban Dudushit.

Sipas tij, qeveria kur i drejtohet SPAK,e bënë këtë duke pasur dhe një pushtet politik nga pas me një infrastrukturë të madhe e cila mund të funksionoi si presion ndaj këtij institucioni edhe më shumë më tepër se sa vetë një deklaratë nga opozita”.

Duke cituar një deklaratë të kryeministrit z. Rama , që sipas Nezës i ka bërë presion SPAK, ai tha se “kujtojmë që vetë z. Rama i ka kërkuar SPAK që mot ë hetojë vendimmarrjen e parlamentit duke u kujdesur ta quaj këtë si ruajtje të pavarësisë së pushteteve në Shqipëri”.

Analisti Sami Neza i bëri thirrjes institucionit të SPAK që të shkojë dhe të hetojë aktet korruptive të qeverisë.

“Nëse në Shqipëri ka vendimmarrje që janë kundra interesit publik, kundër interesit të qytetarëve . kanë çuar në dëme të buxhetit të shtetit dhe SPAK duhet të shkoi ta hetojë këtë dëmin financiar.  Raporte ndërkombëtare tregojnë se janë bërë dhe ligje me porosi në Shqipëri.Është krejt normale që me këtë pritshmëri që kanë qytetarët SPAK duhet të hetojë këto akte korruptive që kanë fshehur korrupsionin” u shpreh ndër të tjera Neza.

/rtsh.al/