Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se dezinformimi në Shqipëri nuk është nivel të tillë alarmi që detyron Kuvendin që të ngrejë një komision të posaçëm.
“Shpesh është e vështirë për të ditur se ku fillon e vërteta ose dezinformimi. Më kujdes bëhet me mediat publike. Në demokraci ka kufi të gjerë. Në Shqipëri nuk funksionon rregulli i etikës. Ka mungesë organizimi dhe asetesh. Vetërregullimi është numër 1. Duhet testuar vetërregullimi vazhdimisht. Kur nisma vjen nga politika ka gjithnjë dyshime në rradhët e medias. Nisma e PS-së del krejt pa pritur. Nuk shoh se është një niveël i tillë alarmi që të detyroj Kuvendin të ngrejë një kontroll parlamentar. Siç e ka shpallur Çuçi, kjo më vë në dyshim. Nga qeveria vijnë shpesh nisma të tilla. Kjo histori mund të pësoj fatin e atyre të mëparshme”, tha Neza.
/rtsh.al/