RTSH 24 Live

Aktualitet

Në pranga 3 persona, shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura. Policia tregon skemën se si ishte ndërtuar rrjeti

24/01/2024

Në pranga 3 persona, shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura. Policia tregon skemën se si ishte ndërtuar rrjeti

Policia ka vendosur në pranga tre persona pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion tre të mitura të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç kundrejt përfitimeve monetare.

Gjithashtu të miturat janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.

Pas arrestimit të tre autorëve të dyshuar të kësaj vepre penale policia ka sekuestruar “në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, dhe 3 aparate celulare”.

Në kuadër të këtij operacioni: u ndaluan shtetasit S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk; u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk;  u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shpjegon se nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

“Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras”, shkruhet më tekj në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare”, theksohet më tej në njoftim.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/