RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Në pranga 22-vjeçari, kapet me armë dhe kanabis në makinë. Drejtuesi i mjetit i arratiset policisë

10/01/2023

Në pranga 22-vjeçari, kapet me armë dhe kanabis në makinë. Drejtuesi i mjetit i arratiset policisë

Policia ka vendosur në pranga një 22-vjeçar pasi është kapur me armë teksa lëvizte si pasagjer në një automjet. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit brenda të cilit u gjetën lëndë narkotike, kanabis.

22-vjeçari është vendosur në pranga teksa lëvizte në lagjen “Liria” në Shkodër. Ai është ndaluar për kontroll në automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Gjatë kontrollit drejtuesi i mjetit ka mundur t’i largohet policisë duke përfituar nga kushtet e errësirës, ndërsa u vendos në pranga 22-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Lëvizte si pasagjer në një automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, pasi shërbimet e Policisë gjetën në këtë automjet, një sasi lënde narkotike kanabis. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që lëviznin me automjet, me sende të kundërligjshme me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kontigjenti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. C., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. P., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Shtetasi T. P. ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve të Policisë. Vijon puna intensive, me qëllim kapjen e tij.

Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit B. C. dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e 22-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjet gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime te metejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝/rtsh.al/