RTSH 24 Live

Sociale

Ndriçimi në zonat rurale, Bashkia e Libohovës vijon projektin në të gjithë fshatrat

10/09/2024

Ndriçimi në zonat rurale, Bashkia e Libohovës vijon projektin në të gjithë fshatrat

Bashkia e Libohovës gjatë kësaj periudhe po vijon punën për vendosjen e ndriçimit led në të gjitha zonat rurale të saj.

Deri më tani janë vendosur në njësitë administrative si fshatrat Stegopul, Drino, Suhe, Labove e të tjerë më shumë se 130 llamba led.

Aktualisht kjo bashki po punon për vendosjen e ndriçimit led edhe në fshatrat e tjerë që ende nuk janë pajisur me këtë ndriçim si fshati Bulo dhe fshatrat e njësisë administrative Zagorie, si fshati Shepër, Hoshteve, Zhej e të tjerë.  

Zonat më të largëta rurale kanë qenë ato të cilat janë hasur më me shumë problematika përsa i përket ndriçimit publik në Bashkinë e Libohovës.

RTSH