RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndizen dritat e pemës në Pazarin e Ri, Veliaj: Në çdo lagje të Tiranës ka gëzim

08/12/2022

Ndizen dritat e pemës në Pazarin e Ri, Veliaj: Në çdo lagje të Tiranës ka gëzim

Tirana është e gjitha e zbukuruar me ngjyrat dhe dritat festive dhe është bërë gati për të festuar Krishtindjet dhe Vitin e Ri.

Pas pemës gjigande në Sheshin Skënderbej dhe në Kalanë e Tiranës, dritat festive mbrëmjen e sotme janë ndezur edhe te Pazari i Ri një tjetër zonë atraktive dhe mjaft e vizituar në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar me këtë rast çdo kryqytetas për një vit më të begatë.

“I japim një mesazh gjithë fëmijëve të Tiranës në këto ditë gëzimi që ka ardhur koha e fundit të vitit për të qenë bashkë me fëmijët, për të dhuruar dashuri e për të menduar për të gjithë ata që kanë nevojë” tha zoti Veliaj. “Kur ne punojmë dhe bashkojmë forcat e kur ne ndërtojmë Tiranën tonë mund të kemi hapësira fantastike si kjo te Pazari i Ri,” tha kreu i bashkisë së Tiranës.

 

/  rtsh.al /