RTSH 24 Live

Art

Ndërron jetë "romantiku i tangos" Rudolf Stambolla

06/03/2021

Ndërron jetë "romantiku i tangos" Rudolf Stambolla

I konsideruar këngëtari i tangos dhe dashurisë, Rudolf Stambolla ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 90 vjeçare.
Stambolla ishte këngëtar romantik, mjaftë i njohur për publikun në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. Këngët "Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë” , etj, janë hite të njohura të Stambollës. Ai u bë shumë i njohur përmes Radio Tiranës me anketat muzikore të asaj kohe. Kulmin e tij Rudolf Stambolla do ta arrinte me pjesëmarrjen në Festivalin e Parë të Radio Tiranës me këngën "Kam një mall" kompozim të Gaqo Avrazi dhe poezi të Luan Qafëzezit.