Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, në intervistën ekskluzive për RTSH-në në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, bëri të ditur se nuk impresionohet nga sulmet e politikanëve, ndaj tij, dhe punës. Ai nënvizoi se ngarkesa që ka në punë e bën thuajse të pamundur që të ndjekë deklaratat politike kundër tij dhe punës që ai kryen.
“Është hera e parë që i dëgjoj deklaratat. Kam informacion, sepse stafi i ngushtë më informon. Por vetë, për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicion, pasi është e mbushur e tëra me punë, nuk kam kohë që të merrem e që ti ndjek. Jemi të vëmendshëm ndaj denoncimeve për afera të dyshuara për korrupsion nga kushdo që bëhen. Pjesën tjetër nuk kam kohë që t’i ndjek me zë dhe figurë. Unë kam një qëndrim indiferent ndaj deklaratave të tilla. Çdo ditë e jetës sime që kur kam futur këmbët në organin e prokurorisë, është që kujdesem që të zbatoj ligjin. Sulmet politike nuk parapëlqej t’i komentoj. Jam shumë i ftohtë ndaj këtyre deklaratave politike. Është zgjedhja ime që ti anashkaloj.”, tha Dumani.
/rtsh.al/