RTSH 24 Live

Kulturë

Ndarja nga jeta e Piro Manit, reagon Meta: Shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj

03/06/2021

Ndarja nga jeta e Piro Manit, reagon Meta: Shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj

Presidenti Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Piro Manit, për ndarjen nga jeta të artistit. Në një reagim në rrjetet sociale, zoti Meta shkruan se ishte pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar. Më tej presidenti Meta shkruan se Pirro Mani ishte shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj dhe që la pas një trashëgimi të vyer kulturore.

"Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar. Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje, për t'u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj. U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve. Të prehet në paqen e merituar!"- shkruan Meta.