RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kadaresë, miku i ngushtë: Ishte pasaporta e shqiptarëve në botë

02/07/2024

Ndarja nga jeta e Kadaresë, miku i ngushtë: Ishte pasaporta e shqiptarëve në botë

“Kadare ishte pasaporta e shqiptarëve në botë” kështu u shpreh miku i ngushtë i Ismail Kadaresë, Çerçiz Loloçi, i cili ende nuk e ka pranuar faktin që nuk e tatoj më shkrimtarin e madh.

Në një intervistë për "Jetë Shqiptare" në RTSH, Loloçi tha se humbja e Kadaresë nuk ishte vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën perëndimore, ndërsa e cilësoi atë si një shkrimtar elitar.

“Ende nuk e besoj që ende nuk është mes nesh. Akoma nuk po e përjetojmë dot ndarjen e tij nga jeta, ishte një shkrimtar gjenial dhe kishte një dimension njerëzor që nuk e njihte kushdo por rrethi I tij I afërt. Kadareja sa ishte i joni ishte i të gjithë botës perëndimore, ai ishte një shkrimtar i vështirë elitar dhe kërkon një lexuar të përgatitur. Është një humbje që na ka lënë një boshllëk të madh. Kadare është bërë pasaportë e shoqërisë shqiptare në botë. Letërsia e tij është një ndër 4-5 letërsitë më të mëdha në botë”, tha Loloçi.

Ismail Kadare u nda nga jeta një ditë më parë (2 korrik) në moshën 88-vjeçare. Në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, qeveria vendosi shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën (2 dhe 3 korrik).

/rtsh.al/