RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndalimi i trafikut të drogës, SHBA trajnon policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës

17/04/2024

Ndalimi i trafikut të drogës, SHBA trajnon policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës

Programi i Ambasadës së SHBA-së për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës në Korçë.

“Njësitë e mirëtrajnuara të BORTAC ndihmojnë partnerët ndërkombëtarë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ruajtur sigurinë kufitare, përfshirë anti-terrorizmin, zbulimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, rregullimin e imigracionit dhe ndalimin e trafikut të drogës,” bëri të ditur  ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Gjatë javës, ekipe të përbashkëta u angazhuan në patrullime kufitare dhe kryen spastrime përgjatë kufirit të gjelbër, duke u ofruar oficerëve shqiptarë dhe kosovarë përvojë të drejtpërdrejta në teknikat e përparuara të gjurmimit në terren.

/rtsh.al/