RTSH 24 Live

Aktualitet

Hiqej si polic dhe u merrte para “eskortave”, arrestohet 27-vjeçari

30/04/2024

Hiqej si polic dhe u merrte para “eskortave”, arrestohet 27-vjeçari

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prangosi të hënën në mbrëmje një 27-vjeçar, i cili hiqej si efektiv policie dhe shantazhonte eskortat e luksit. Në pranga përfundoi Ajet Sallën, i cili hiqej si efektiv policie dhe u merrte para “eskortave” përmes kërcënimeve se do i arrestonte.

Salla u prangos mbrëmjen e shkuar, por autoritetet policore bëjnë të ditur, se nga hetimet paraprake rezulton se ai mbante 10 llogari me emra vajzash në rrjetin social Instagram.

Po të njëjtat burime saktësojnë, se Salla është i përfshirë në skema prostitucioni, ndërsa pasi realizonte takime erotike me eskortat e luksit, i kërcënonte dhe u merrte para.

AMP-ja tha se gjatë arrestimit, Sallës i është gjetur një stemë policie, të cilën e përdorte për t'u bërë më i besueshëm sikur të ishte punonjës policie.

27-vjeçari përmes adresave në Instagram linte takime me meshkuj, duke u hequr si vajzë, dhe jepte shërbime seksi kundrejt pagesës duke shfrytëzuar vajzat që punoi për të.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/