RTSH 24 Live

Kosovë

Ndalimi i policëve të Kosovës, Hovenier: Të shqetësuar për veprimet e fundit të Serbisë

18/04/2024

Ndalimi i policëve të Kosovës, Hovenier: Të shqetësuar për veprimet e fundit të Serbisë

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier është shprehur i shqetësuar me veprimet e fundit të Serbisë dhe faktin që zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç mbetet i ndaluar nga autoritetet e Serbisë.

Jam në mënyrë të veçantë i shqetësuar për këtë  çështje si dikë për të cilën ne e njohëm për vite të tëra dhe që kemi ndihmuar në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës pavarësisht etnisë dhe rolit të tyre të cilin e kanë luajtur dhe vazhdojnë ta luajnë në Policisë së Kosovës, përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, ka theksuar ambasadori amerikan pas takimit të rregullt javor që pati me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas ambasadorit amerikan, përveç çështjes së ndalimit të zyrtarëve policorë të Kosovës dhe qytetarëve kosovarë në kufijtë e Serbisë, ai ka biseduar për shumë  çështje tjera, përfshirë forumin për gratë, të cilin e ka vlerësuar si ‘shumë të suksesshëm’, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ne kemi diskutuar me presidenten se si Kosova të ketë sa më tepër sukses në këto çështje”, ka nënvizuar Hovenier.

Ambasadori amerikan tha më tej se Serbia shkeli marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me veprimet e djeshme.

Ne vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe jemi të përfshirë në procesin e dialogut dhe dëshirojmë që këto të zbatohen dhe deklarata e BE-së është e qartë dhe ne nuk është që nuk dakordohemi me atë deklaratë të BE-së dhe ne kërkojmë që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të zbatohen dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka nënvizuar Hovenier.

I pyetur për takimin e sotëm në Bruksel të kryenegociatorëve rreth zgjidhjes së çështjes së dinarit serb, ai ka thënë se ‘e ka të vështirë të flasë se çfarë mund të ndodhë me këtë takim”.

Unë mund të them që ne shpresojmë të shohim që kjo çështje do të zgjidhet dhe ne nuk e vëmë në dyshim autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar sektorin financiar. Edhe ne e kuptojmë rëndësinë dhe nevojën për të luftuar ose ngushtuar hapësirën e manovrimit për pastrimin e parave dhe çështje të tjera kriminale por duhet pasur parasysh edhe ndikimin e këtij vendimi për qytetarët në mënyrë të veçantë ata serbë”, ka theksuar Hovenier.

Ai shtoi se SHBA e vlerëson angazhimin për të gjetur zgjidhje në lidhje me këtë çështje por fokusi duhet të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

 “Fokusi ynë duhet të jetë zbatimi në mënyrë të plotë i Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Hovenier.

/rtsh.al/