RTSH 24 Live

Art

Ndahet nga jeta piktori Ali Oseku

03/04/2024

Ndahet nga jeta piktori Ali Oseku

Piktori i njohur Ali Oseku u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ishte një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit. 

Oseku lindi në Tiranë në vitin 1944 në një familje me orgjinë nga Gjakova.  Liceun artistic e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969 ku u diplomua për pikturë në “Akademinë e Arteve të Bukura”, Tiranë. 

Pas studimeve, artisti filloi punë si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit. 

Në vitet 1973 në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. 

Pas viteve '90 ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendasë, dhe është konsideruar si një nga emrat më të mëdhenj të arteve figurative.
Gjatë tri dekadave të fundit, Ali Oseku ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita personale dhe kolektive, brenda dhe jashtë vendit.

/ rtsh.al /