Bateristi i grupit të njohur Scorpions për dy dekada, James Kotak vdiq të martën në moshën 61-vjeçare.
Lajmi u raportua nga faqja e internetit Metal Sludge dhe u konfirmua nga postimet e kolegëve të tij si Ricky Rocket of Poison dhe Simon Wright
nga AC/DC.
“Lajm shumë i trishtuar… miku ynë i dashur dhe bateristi James Kotak ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare" thanë anëtarët e Scorpions në një postim. "James ishte një person i mrekullueshëm, një muzikant i madh dhe një familjar i dashur” vlerësuan ata.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rrethanave të vdekjes së bateristit.
Bateristi amerikan iu bashkua Scorpions në 1996 dhe u zëvendësua zyrtarisht në 2016 nga Mickey Dee dhe ishte anëtari më jetëgjatë i Scorpions.
Kotak ishte në thelb jashtë grupit, pas arrestimit të tij episodik në vitin 2014 në Dubai. Ai kishte pranuar publikisht në intervista se pirja e alkoolit ndikoi negativisht në sjelljen e tij dhe kishte thënë se në thelb ishte i varur ose se kurrë nuk kishte qenë plotësisht i matur.
/ rtsh. al /