RTSH 24 Live

Kulturë

Ndahet nga jeta Bass-Baritoni Artisti shuhet në moshën 85 vjeçare

04/09/2024

Ndahet nga jeta Bass-Baritoni Artisti shuhet në moshën 85 vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare Bass-Baritoni Agim Quku. Quku  interpretoi me nivel dhe cilësi të lartë artistike mbi 15 role në opera si “Berberi i Seviljes”, “Goca e Kaçanikut”, “Toka jonë”, “Vjosa”, “Carmen”, “La Traviata”, ku shquhej jo vetëm për zërin e tij, por edhe për lojën e shkëlqyer skenike.

Sopranoja Shqipe Zani në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar ndan kujtimet me Agimin dhe tregon bashkëpunimin me të, si në filmin karnavalet duke interpretuar me zërin dhe lojën e tij bindëse rolin e prefektit.

Quku ishte autor i një numri të madh shkrimesh, rreth 400 artikuj kritikë dhe analiza për shfaqje dhe artistë të veçantë, të botuara në kohë të ndryshme. Pjesëmarrës në 10 festivale të këngës në RTSH, ai është nderuar 4 herë me çmime të dyta dhe të treta, si dhe pjesëmarrës në koncertet e majit.

/RTSH/