Ergys Muazhaqi, ekspert i sigurisë, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH bëri të ditur se zëdhënësi i grupit rebel në Siri është shqiptar i emigruar nga Shkodra.
“Në Siri ka shqiptar të vjetër, që kanë shkuar prej dekadash. Zëdhënësi dhe ideatori politik që ka marrë pushtetin, është trashëgimtar i familjeve të mëdha në Siri. Pinjoll i familjeve që kanë emigruar nga Shkodra në Siri. Janë kurdët që janë faktor. Kanë popullsi të konsiderueshme në Siri dhe Iran. E kanë të qartë se nuk u shkëpusin dot Iranit dhe Turqisë territore për të krijuar Kurdistanin e madh . Me zgjidhjen e problemit sirian , Turqia shpreson të zgjidhë problemet me kurdët.”, tha Muzhaqi.
/rtsh.al/