Ergys Muzhaqi, ekspert sigurie tha në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se sipas tij, Vëllazëria muslimane dhe Al Kaeda kanë humbur ndikimin në botën arabe. Teksa e konsideron një masterplan, Muzhaqi shprehet se më i fituari në këto lëvizje është Izraeli.
“Ky është një masterplan me të gjitha epiqendrat e Izraelit dhe padyshim që shteti më i fituar në këtë mes është Izraeli. Që të sigurohet një paqe edhe pse relative në mënyrë që shtetet arabe që e rrethojnë Izraelin, të cilët nuk e njohin atë, ta njohin si një shtet mundësisht me dy shtete dhe të ketë qetësi në atë zonë. Për të qenë në qetësi në atë zona ka qenë e nevojshme të eliminohet grupet ekstremiste që kanë qenë kundër njohjes së Izraelit nga shtete arabe. Ndaj vëllazëria myslimane e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga SHBA apo dhe Al Kaeda ta humbin ndikimin dhe forcën e tyre në shumicën dominuese në vendet arabe. Pra e kanë humbur këtë. Kishin mbetur grupet me bazë shiite si Hesbollahu, tani ata u goditën edhe nga Izraeli. Kur themi Izraeli mos të harrojmë që mbështetet fort nga SHBA", tha Muzhaqi.
/rtsh.al/