RTSH 24 Live

Sociale

Muzetë e kalasë në Gjirokastër edhe këtë fillim shtatori plot më vizitorë 

08/09/2024

Muzetë e kalasë në Gjirokastër edhe këtë fillim shtatori plot më vizitorë 

Dy muzetë që ndodhen brenda kalasë së qytetit të gurtë ai i armëve dhe muzeu, Gjirokastra falë historisë dhe projekteve që mbartin, tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj. Edhe këtë fillim shtatori këta dy muze po vizitohen nga një numër i lartë vizitorësh.

Është hera e parë që vizitojmë muzetë, janë të dy shumë interesant, kemi lexuar rreth historisë së tyre dhe mund të themi se është shumë e veçantë. Çdo objekt këtu na ka pëlqyer shumë jemi mahnitur me mënyrën se si janë ruajtur dhe vazhdojnë të ruhen”, shprehet turistja.   

“Muzeu i Armëve më ka tërhequr më shumë vëmendjen, shumë interesant, kisha shume qejf ta vizitoja pasi kisha lexuar rreth tij, ajo që me ka tërhequr më shumë vëmendjen, ndërkaq burgjet, mbishkrimet që ka në ambientet aty janë rrënqethëse”, shprehet turisti.

Numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë dy muzetë brenda kalasë së Gjirokastrës ka qenë më i lartë përgjatë muajit gusht, ndërkaq vizitueshmëri të lartë duket se do të ketë edhe përgjatë shtatorit.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/