RTSH 24 Live

Sociale

Muzetë brenda kalasë së Gjirokastrës tërheqin çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj

6 orë para

Muzetë brenda kalasë së Gjirokastrës tërheqin çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj

Muzetë që ndodhen në brendi të kalasë së qytetit të Gjirokastrës edhe gjatë kësaj periudhe po tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj që vizitojnë kalanë e gurtë. Ata pasi i vizitojnë dy muzetë atë të Gjirokastrës dhe muzeun e armëve dhe njihen me historinë që mbartin  ngelen të impresionuar.

“Fillimisht vizituam kalanë dhe më pas u futëm edhe në dy muzetë që ka brenda saj. I kemi parë këta muze dhe jemi njohur edhe me historinë e tyre përpara se ti vizitonim. Na kanë informuar disa miq dhe na kanë sugjeruar ti vizitojmë. Vizituam edhe burgjet ishin me të vërtet me shumë interes. Na pëlqyen shumë armët kemi ngelur të impresionuar”, u shprehën turistët.

Interes për muzetë dhe për historinë e tyre shfaqin jo vetëm të huajt por edhe vizitorët vendas. Që nga fillimi i vitit deri tani muzeun e armëve dhe muzeun Gjirokastra  i kanë vizituar më shumë se 21 mijë vizitorë.

Gazetare: B. Gjyli

/RTSH/