RTSH 24 Live

Aktualitet

Qeveria “Meloni” nuk tërhiqet për emigrantët. “La Repubblica”: Pritet transferim i ri gjatë javës

5 orë para

Qeveria “Meloni” nuk tërhiqet për emigrantët. “La Repubblica”: Pritet transferim i ri gjatë javës

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë ka krijuar përplasje mes qeverisë “Meloni” dhe gjyqësorit në vendin fqinj. Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët e parë që mbërritën në kampin e Gjadrit janë larguar mëngjesin e kësaj të shtune (19 tetor), por duket se kjo nuk do të zmbraps qeverinë italiane për të vijuar me marrëveshjen për emigrantët.

Sipas medias italiane “La Repubblica” pritet që qeveria të bëjë një transferim të ri të emigrantë në kapin e Gjadrit gjatë javës që  vjen.

“Një transferim i ri i emigrantëve të shpëtuar në det pritet të çohen në Shqipëri tashmë është planifikuar. Nisja mund të behët të mërkurën ose të enjten, shumë do të varet nga kushtet e motit”, shkruan “La Repubblica”.

12 emigrantët në kampin e Gjadrit u nisën drejt Italisë në orën 9 të mëngjesit, ndërsa mbetet ende e paqartë se si do të vijojë marrëveshja për emigrantët.

Vendimin e gjykatës një ditë më parë Meloni e konsideroi “paragjykues” dhe jo mbështetës nga institucionet ku qeveria pret t’i jap zgjidhje problematikave të një kombi.

/rtsh.al/