RTSH 24 Live

Sociale

''Trafikimi në sytë e fëmijëve'' - Ekspozitë sensibilizuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore

3 orë para

''Trafikimi në sytë e fëmijëve'' - Ekspozitë sensibilizuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Trafikimi i qenieve njerëzore, u prezantua përmes fotove të realizuara nga fëmijët në Lezhë, në ekspozitën  sensibilizuese të titulluar "Trafikimi në sytë e fëmijeve".

Përfaqësues të institucioneve, organizatave, nxënës shkollash dhanë mesazhet e tyre  ndërgjegjësuese në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“U jam shumë mirënjohëse të gjithë këtyre fëmijëve që u bënë agjent social dhe ishin shumë të gatshëm që gjatë të gjithë kohës të punojnë me psikologet tona dhe punonjëset sociale”, u shpreh Marte Fetaj, drejtoreshë e shërbimit social, bashkia Lezhë.

Lezha ka dy qendra për strehimin e viktimave të dhunës dhe personave të braktisur, të cilat kanë dhënë impakt mjaft pozitiv në frenimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Simboli i këtij aktiviteti ishte "Zemra blu", e cila bazuar në të dhënat zyrtare gjatë viteve të fundit qarku i Lezhës nuk ka pasur raste të trafikimit të qenieve njerëzore.

/RTSH/