RTSH 24 Live

Aktualitet

Mushkonjat po shkaktojnë plagë në lëkurë, mjekët: Shtohen shqetësimet nga zonat e pushimit

25/06/2022

Mushkonjat po shkaktojnë plagë në lëkurë, mjekët: Shtohen shqetësimet nga zonat e pushimit

Pickimet nga insektet nuk janë më thjesht një shqetësim kalimtar po tashmë janë kthyer në një problem serioz mjekësor. Mjekët e familjes referojnë së dy javët e fundit janë shtuar shumë rastet ku graviteti i pickimit kryesisht nga mushkonjat ka qenë i lartë.

Mjekja Bruna Shiroka madje sjell në vëmendje se është dashur edhe ndërhyrja e mjekes kirurge të qendrës për një fëmijë që ishte pickuar nga mushkonja.

Mjekët shfaqen të habitur për përmasat e plagëve që po shkaktojnë mushkonjat në lëkurë dhe tipologjia e pickimit nuk është më ajo e disa viteve më parë. Shumë prej rasteve vijnë nga zonat bregdetare të pushimit.

Rreziku nga një pickim insektesh është i lartë pasi edhe sëmundjet që ato transmetojnë janë serioze. Dezinsketimi në zonat bregdetare nuk është kryer ende edhe pse kanë kaluar thuajse 2 muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik.

/rtsh.al/