Shumë njerëz vuajnë shpesh nga mungesa e vitaminës B12, një simptomë që është shumë e vështirë për t'u diagnostikuar.
Kjo sepse mungesa e vitaminës B12 shfaqet me një gamë të gjerë simptomash, nga marramendja deri te çrregullimet obsesive-kompulsive, të cilat mund të shkaktohen edhe nga një problem apo mungesë tjetër.
Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktohet nga mos konsumimi i ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, siç është rasti i vegjetarianëve dhe veganëve. Në çdo rast, rekomandohet monitorim i rregullt i niveleve të vitaminës B12.
Marramendje- Nëse shpesh humbisni ekuilibrin dhe ndiheni shumë shpesh të trullosur, duhet të konsultoheni me një mjek. Marramendja është simptoma tipike e presionit të ulët të gjakut, që është një efekt anësor i zakonshëm i mungesës së vitaminës B12.
Përkeqësimi i shikimit- Kujdes nëse shikimi juaj është i paqartë ose i dyfishuar, mund të jetë rezultat i mungesës së vitaminës B12. Vitamina B12 është thelbësore për funksionimin e duhur të nervave. Mungesa e saj mund të dëmtojë nervin optik, nervin që bart informacionin dhe sinjalet nga syri në tru.
Humbje kujtese- Kujdes nga përkeqësimi i mundshëm i kujtesës. Mungesa e vitaminës B12 mund të rezultojë në një lloj demence më të butë që të kujton sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme.
Si të zbuloni mungesën e mundshme të vitaminës B12?- Për të zbuluar nëse ka mungesë të vitaminës B12, është e nevojshme t'i nënshtroheni analizave të gjakut dhe të mbështeteni në këshillën e mjekut.
Kujdes! Ky është një artikull informues dhe nuk zëvendëson këshillën e mjekut.