RTSH 24 Live

Aktualitet

Mulaj: Veprat e Kadaresë do të rrojnë shumë vite dhe do trashëgohen ndër breza

03/07/2024

Mulaj: Veprat e Kadaresë do të rrojnë shumë vite dhe do trashëgohen ndër breza

“Kadareja ka shkruar vepra që do rrojnë shumë vite dhe do trashëgohet edhe në breza”, kështu ka theksuar shkrimtari Liridon Mulaj në nderim të kolosit të letrave shqiptare.

I ftuar në studion e RTSH24, Mulaj solli momente gjatë takimit me shkrimtarin Kadare ndërsa e konsideron si moment shumë të rëndësishëm dhe me vlerë.

Në një bisedë mbi 2 orë mora të gjitha përgjigjet që doja. Kishte shumë, por nuk i shkaktonin bezdi takimet. E pyeta si jetonte një shkrimtar i madh, ose si mund të jetonte një shkrimtar gjeni si ai në një letërsi e bazuar në një ideologji. Kishte notat veta të kritike, por edhe vlerësimit. Kryesisht bisedat ishin mbi letërsinë botërore dhe atë shqipe.

A kishte ai frikë nga diktatori, po më tha kisha frikë, por më shumë kishte diktatori nga letërsia. Të shkruash për lirinë në kohën e pa lirisë, Kadare tha se ishe pikërisht letërsia që e frymëzonte dhe e bënte të guxonte.

Kadareja i ka shkruar veprat që do rrojnë shumë vite dhe do trashëgohet edhe në breza dhe kjo vërtetohet nga librat e tij të shitura.  Shkrimet e tij i bënte stili, mënyra e shkrimit dhe jo vetëm temat.  Shumë shkrimtarë tentuar që ta imitonin, por jo sepse gjithsecili ka një stil të të shkruarit. Krenarë që kemi një personazh me vlera si Kadare, falë tij kemi një rrugë të shtruar në vendet jashtë kufirit”, tha Mulaj.

/rtsh.al/