Saimir Strati është një nga mjeshtrat e rrallë të ndërtimit të mozaikëve. Me punimet ai ka arritur të fitojë 11 Rekorde të çertifikuara Guinness dhe të renditet midis katër më të mirëve në botë për mozaikët. Ai ishte pjesë e kolonisë së piktorëve në ekspozitën "Shkodra Art Residence" ku u paraqit me një vepër në thelbin e së cilës dalloheshin motivet e Shkodrës.
“Kam sjellë një simbolik tipike shkodrane dhe kështu quhet dhe vepra “n’Shkoder” është një figurë femre qytetare dhe ka elementin e shiut dhe të biçikletës”, tha mjeshtri i mozaikëve Saimir Strati.
Artisti ka zgjedhur ta punojë mozaikun me një material elegant si vetë subjektin e tij.
“Unë kam përdorur vidat industriale si material modern meqenëse edhe figura e femrës është moderne”, u shpreh artisti.
Artisti i njohur shprehet se ka një marrëdhënie të veçantë me Shkodrën. "I mikpritun n'Shkodër" ishte ekspozita më e fundit që mjeshtri i mozaikut Saimir Strati çeli në Shkodër në shtator të vitit 2022 në galerinë "Oda".
/RTSH/