RTSH 24 Live

Art

Motive tradicionale dhe floreale në ekspozitën e studentëve të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

06/02/2023

Motive tradicionale dhe floreale në ekspozitën e studentëve të  Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Rreth 12 studentë të Departamentit të Arteve në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" prezantuan përmes një ekspozite të çelur në mjediset e Rektoratit punimet e tyre Tekstil-Dizajn me ndikim nga motivet tradicionale dhe floreale. 
Pjesë e kësaj ekspozite u bënë rreth 40 punime në pikturë dhe 7 stilizime veshjesh të përshtatura me kohën. Në krye të këtyre punimeve që sollën studentët e ardhshëm artistë qëndron pedagogia e tyrë Erëmirë Jahja, e cila duket se fokusin kryesor të punës e ka përqendruar tek stilizimi i motivit.


E pranishme në ekspozitën e studentëve ishte edhe Rektorja e këtij universiteti Suzana Golemi. Çelja e kësaj ekspozite është një mbështetje për artistët e ardhshëm të Shkodrës shprehet Rektorja ndërsa ndan lajmin e mirë se vitin e ardhshëm në universitetin "Luigj Gurakuqi" do të hapet një laborator i dedikuar për Dizajn-Tekstil.


Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dy ditë me radhë në hollin e Rektoratit të universitetit "Luigj Gurakuqi".

/ rtsh/al /