RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti/ Vendi ynë do të kete reshje shiu dhe stuhi gjatë pasdites dhe mbrëmjes

18/11/2022

Moti/ Vendi ynë do të kete reshje shiu dhe stuhi gjatë pasdites dhe mbrëmjes
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët po furnizohet me masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.

E Premte, data 18 Nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do të kemi reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug , Jug- Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/15°C
Zona e ulët         12/21°C
Zona bregdetare 14/22°C

Kosova, e Premte data 18 Nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 15°C -17°C .

E Shtunë, data 19 Nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës,  pasdite sërish dhe mbrëje do të kemi reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug , jug- perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/18°C
Zona e ulët         12/22°C
Zona bregdetare 14/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari