Ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës, kryesisht në dy ekstremet veri dhe jug të vendit.
Në orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në veriperëndim ku pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, ndërsa ne lugina dhe bregdet 15m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat:
Në zonat malore 6 deri 15°C;
Në zonat e ulëta 5 deri 19°C;
Në bregdet 8 deri 19°C.
/RTSH/