RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Kthjellime dhe reshje shiu me stuhi, temperaturat do të jenë me rënie

24/07/2024

Moti - Kthjellime dhe reshje shiu me stuhi, temperaturat do të jenë me rënie

Rrymat ajrore perëndimore po e largojnë të nxehtin ekstrem ku presim ku presim reshje shiu dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë 24 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat lindore dhe qendrore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      17/32°C

- Zonat e ulëta      18/37°C

- Zonat bregdetare 22/36°C

Kosova për dt. 24 Korrik 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte 25 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      16/29°C

- Zonat e ulëta      18/35°C

- Zonat bregdetare 22/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari