RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu në veriperëndim dhe temperatura të larta

06/12/2022

Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu në veriperëndim dhe temperatura të larta
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Europa Jugore po ndikohet nga rryma ajri shumë të ngrohta nga Afrika të cilat kanë sjellë temperatura të larta mbi normën, në vendin tonë në fillimin e javës.    

E Martë, data 06 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare  dhe reshje shiu dhe stuhi lokale në zonën veriperëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug, Jug- Lindje  me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/12°C
Zona e ulët         7/20°C
Zona bregdetare 12/19°C

Kosova, e Martë  data 06 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mjegull dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 10°C -11°C .

E Mërkurë, data 07 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare  të pasuara nga reshje shiu lokale në zonën veriperëndimore , jugperëndimore. Era do të jetë me drjetim Jug- Lindje  me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/12°C
Zona e ulët         8/18°C
Zona bregdetare 12/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari