RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i keq dhe furnizimi me energji elektrike, Miraka: Po monitorojmë pikat e kritike të sistemit

5 orë para

Moti i keq dhe furnizimi me energji elektrike, Miraka: Po monitorojmë pikat e kritike të sistemit

Përkeqësimi i motit në ditët e fundit ka vënë në lëvizje ekipet e punës të OSSH dhe OSHEE, me qëllim garantimin e konsumatorëve me energji. Në një komunikim me përfaqësues të medias, Jurgen Miraka, Shefi i dispeçerisë në OSSH, foli për masat që janë marrë. Miraka foli edhe për kujdesin që po tregohet me mirëmbajtjen e objekteve kritike në sistem.

Defektet kryesisht janë në zonat rurale dhe rurale të thella. Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar fidrave dhe linjave që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret që janë shumë të rëndësishëm për të parandaluar ndonjë përmbytje të mundshme”, deklaroi ai.

Ndër rajonet më të prekura në veçanti nga era e fortë deri në këtë moment kanë rezultuar Shkodra dhe Burreli, por edhe rajone të tjera të vendit. Ndërkohë, Miraka shprehet se vonesat në rikthimin e energjisë kanë ardhur si pasojë e riparimeve në terren si dhe respektimit të kushteve teknike.

Krahas riparimit të defekteve që bëjnë punonjësit në terren, ata duhet të zbatojnë me përpikëri rregullat e sigurimit teknik dhe kjo mund të çojë në vonesa të rikthimit të energjisë elektrike”, tha ai.

/rtsh.al/