Një ditë pasi është hapur procesi i regjistrimi të emigrantëve vihet re një interes i lartë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare te të 11 majit.
5156 është numri i emigrantëve që kanë aplikuar deri tani nga ku 253 janë miratuar.
Në aplikime dominonin me rreth 74% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.
Ashtu si një ditë më parë, Diaspora e Italisë vijon të jetë në krye të listës së aplikimeve e ndjekur nga Gjermania, Greqia, Amerika dhe Anglia dhe janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Shkodër.
Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit.
Kujtojmë se në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimi.
Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025.
RTSH