Pak ditë pasi Gjykata e Durrësit i zbuti masën e sigurisë nga "arresti në burg" në "arrest në shtëpi", Kreshnik Farruku është vënë nën pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Farruku ishte ndaluar për qëllime ekstradimi në Itali, mbi një dënim të Gjykatës së Ankona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës.
Por, mbrëmjen e 11 janarit banesa e tij në Manëz të Durrësit është rrethuar nga efektivë të RENEA-s që e vunë në pranga për një hetim që SPAK po zhvillon mbi veprimtarinë e dyshuar kriminale të tij.
Ai njihet si drejtues i Klanit Farruku, kryesisht të akuzuar për grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme.
RTSH