RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti/ Fundjava e paqëndrueshme, temperaturat do të jenë të larta

02/12/2022

Moti/ Fundjava e paqëndrueshme, temperaturat do të jenë të larta
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Presion i lartë atmosferik po ndikon pjesërisht gadishullin e Ballkanit duke sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E Premte, data 02 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në perëndim në mëngjes, gjatë ditës do të kemi  kthjellime dhe vranësira .  Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/11°C
Zona e ulët         8/18°C
Zona bregdetare 11/17°C

Kosova, e Premte  data 02 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me  vranësira mejgull dhe kthjellime të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 8°C -10°C .

E Shtunë, data 03 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura . Era do të jetë me drejtim Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/12°C
Zona e ulët         8/19°C
Zona bregdetare 12/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari