Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme, e diel (16 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit me intensitet mesatar deri të lartë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet 8m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 22°C
në zonat e ulëta 5 deri 25°C
dhe në bregdet 12 deri 24°C
/rtsh.al/