RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti- Dita sot me kthjellime e vranësira pasdite, temperaturat do jenë në rritje

20/04/2024

Moti- Dita sot me kthjellime e vranësira pasdite, temperaturat do jenë në rritje

Një qendër me presion të ulët atmosferik vijon të ndikojë Mesdheun duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E Shtunë 20 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SË) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      2/12°C

- Zonat e ulëta       8/18°C

- Zonat bregdetare 10/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 20 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 5°C në mëngjes deri në 13°C –16°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 20 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe rrebeshe në zonën perëndimore, reshje bore në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NË) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     4/11°C

- Zonat e ulëta       8/15°C

- Zonat bregdetare 12/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/