RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme me vranësira të dendura e reshje shiu. Temperaturat me rritje

22/04/2024

Moti - Dita e sotme me vranësira të dendura e reshje shiu. Temperaturat me rritje

Gadishulli i Ballkanit vijon ende të ndikohet nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në fillimin e javës.

E Hënë, 22 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura, reshje shiu në jug pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     4/14°C

- Zonat e ulëta       8/20°C

- Zonat bregdetare 12/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 22 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 5°C në mëngjes deri në 11°C –15°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 23 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira, reshje shiu me rrebeshe dhe stuhi  në zonën qëndrore. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/15°C

- Zonat e ulëta       10/23°C

- Zonat bregdetare 14/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari