RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti – Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe stuhi

21/11/2023

Moti – Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe stuhi

Një tjetër vorbull ciklonike po zbret drejt Europës qendrore ku pritet të përfshijë Mesdheun duke rikthyer reshjet e shiut në Shqipëri në ditët në vijim.

E Martë, 21 Nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi dhe rrebeshe në Veri dhe Veriperëndim me aktivitet kryesor pasdite, zona qëndrore me vranësira, reshje të pakta në jug. Era do të fryjë me drejtim jug-lindje (SE) me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      3/14°C

- Zonat e ulëta       8 /20°C

- Zonat bregdetare 12/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 21 Nëntor 2023 do të ketë vranësira të dendura . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 7°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 22 Nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me me vranësira mesatare deri të dendura të pasura nga reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim jug-lindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      7/11°C

- Zonat e ulëta       10 /17°C

- Zonat bregdetare 13/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari