RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

16/04/2024

Moti - Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe territorin e Shqipërisë duke sjellë reshje shiu.

E Martë, 16 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje pasdite. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      12/21°C

- Zonat e ulëta       14/28°C

- Zonat bregdetare 16/26°C

Kosovë

Kosova për dt. 16 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C – 14°C në mëngjes deri në 23°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 17 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi në Zonën veriperëdimore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      8/14°C

- Zonat e ulëta       10/20°C

- Zonat bregdetare 14/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari