RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme me vranësira dhe reshje me intensitet mesatar, ulen temperaturat

18/04/2024

Moti - Dita e sotme me vranësira dhe reshje me intensitet mesatar, ulen temperaturat

Ajri i ftohtë me origjinë Arktike po zbret drejt Europës perëndimore ku presim të afrohet drejt Ballkanit dhe vendit tonë duke sjellë reshje bore.

E Enjte, 18 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu me intesitet mesatar ,reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      4/12°C
  • Zonat e ulëta       8/17°C
  • Zonat bregdetare 10/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 18 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 4°C në mëngjes deri në 10°C –12°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 19 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu me rrebeshe në zonën e Shkodrës, reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      2/12°C
  • Zonat e ulëta       8/16°C
  • Zonat bregdetare 10/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/