RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira, temperaturat do të jenë me rënie të lehtë në mesditë

10/04/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira, temperaturat do të jenë me rënie të lehtë në mesditë

Anticikloni afrikan po zhvendoset drejt juglindje se Europës duke vijuar me anomaly të theksuar të temperaturave .

E Mërkurë, 10 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 6m/sek në bregdet .Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      8/27°C

- Zonat e ulëta       12/24°C

- Zonat bregdetare 15/24°C

Kosovë

Kosova për dt. 10 Prill 2024 do të ketë vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 24°C –25°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte, 11 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare në jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      8/27°C

- Zonat e ulëta       12/30°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari