RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat me rënie

25/04/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat me rënie

Zona me presion të ulët atmosferik vijon të ushtrojë aktvitetin e saj duke mbajtur mot të paqëndrueshem dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë.

E Enjte, 25 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu me rrebeshe në zonën perënimore,  reshje bore në zoant malore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     4/11°C

- Zonat e ulëta       8/16°C

- Zonat bregdetare 10/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 25 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 8°C në mëngjes deri në 9°C –11°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 26 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     5/16°C

- Zonat e ulëta       10/19°C

- Zonat bregdetare 12/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari