RTSH 24 Live

Aktualitet

"Metamorfoza", SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë

04/05/2024

"Metamorfoza", SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit "Metamorfoza". 

Bie në sy emri i të pandehurit Pëllumb Gjoka, biznesmen, i akuzuar ndër të tjera për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në njoftim bien ne sy edhe emrat e Oltian Bistri, ish zyrtar i lartë i policisë shqiptare i konsideruar si “syri dhe veshi” i Pëllumb Gjokës, dhe ish prokurorit Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

SPAK ka njoftuar edhe sekuestrimin e pasurisë së të ndaluarve me një vlerë mbi 1 milionë euro.

Operacioni  "Metamorfoza" është një operacionet më të bujshme të SPAK i cili ka zbuluar lidhjet e segmenteve të drejtësisë dhe policisë shqiptare me botën e krimit.

/ rtsh.al /