RTSH 24 Live

Aktualitet

Kontrolle për sigurinë ushqimore

04/05/2024

Kontrolle për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjekte të ndryshme të Qarkut Korçë për të garantuar sigurinë ushqimore. 
Ervis Koçileri, Drejtor i AKU Korçë. thotë se gjatë kontrolleve është vënë një sensibilizim të subjekteve për respektimin e ligjit.  

Megjithatë që prej fillimit të vitit janë marrë 25 masa administrative për shkelje të ndryshme. 

Afrimi i sezonit turistik veror, sipas drejtorit Koçileri është shoqëruar me masa për mbarëvajtjen e tij.

Ndërkohë nga ana e Inspektorëve të Sektorit të Mbrojtjes së Bimëve janë ushtruar kontrolle dhe në farmacitë bujqësore. 

Janë vendosur gjoba në vlerën 200 mijë lekë për tregtimin e pesticideve jashtë afatit.

Gazetare Geralda Sali


/ rtsh.al /