RTSH 24 Live

Sociale

Kryepiskopi Anastas : Mposhtja e hidhërimeve me fuqinë e Ngjalljes!

04/05/2024

Kryepiskopi Anastas : Mposhtja e hidhërimeve me fuqinë e Ngjalljes!

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë  Anastas, ka përcjellë mesazhin e tij me rastin e kremtimit të Pashkës Ortodokse. Mesazhi i tij drejtuar besimtarëve ishte "Mposhtja e hidhërimeve me fuqinë e Ngjalljes!". 

Kryepiskopi Anastas tha se  “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli...”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës. "Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë" tha ai. 

"Le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.
Krishti u ngjall, vëllezërit e mi!
Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!" e mbyll mesazhin e tij Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë  Anastas.

/ rtsh.al /